Fabrika ndot mjedisin në Korçë

Shqipëria

Fabrika ndot mjedisin në Korçë

Më: 5 nëntor 2010 Në ora: 16:33

Mbetjet e një fabrike të regjjes së lëkurëve në periferi të qytetit juglindor të Korçës po shkatërrojnë tokat bujqësore në Drenovë e Mborje si dhe po ndotin kanalet dhe lumenjtë që kalojnë në këto zona. Fabrika “Anxhelo shoes” shkarkon çdo ditë dhjetëra ton mbetje të lëngshme të rrezikshme. Ato derdhen në lumin e Drenicës, që kalon ngjitur me tre lagje të qytetit për të përfunduar në lumin Dunavec e më pas në Devoll. Drejtori i Agjencisë së Mjedisit ne Korçë, Artan Dvorani tha se “fabrika e regjjes së lëkurëve nuk ka lejë mjedisore”. Ekspertë të shoqërisë se Ujësjellës-Kanalizimeve Korçë shprehin dyshimin se nga infiltrimi i mbetjeve toksike mund të ndotet dhe pellgu ujëmbajtës që furnizon me ujë të pijshëm banorët e zonës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat