Bashkia nuk dekoroi kryeqytetin me rastin e heqjes së vizave

Shqipëria

Bashkia nuk dekoroi kryeqytetin me rastin e heqjes së vizave

Më: 8 nëntor 2010 Në ora: 18:52

Tirana është zbukuruar me rastin e vendimit për liberalizimin e vizave. Përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë vendosur banderola dhe tabela që njoftojnë ngjarjen e madhe dhe të shumëpritur nga shqiptarët me emrat e kryeqyteteve kryesore të Evropës.

Ndërkaq, mazhoranca ka vendosur që festimet të zhvillohen të martën në mbrëmje ku në sheshin “Nënë Tereza” po ndërtohet një skenë gjigante ku do të mbahet një koncert nën kujdesin e veçantë të kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ndërsa do të ketë edhe projeksione të ndryshme në universitetin e Tiranës. Festa do të vazhdojë edhe drejt zonës së ish bllokut, atje ku pritet të ketë një festë masive të të rinjve dhe studentëve të Universitetit të Tiranës dhe atyre private.

Por, ajo që dukshëm bie në sy dhe vlen të theksohet është se Bashkia e Tiranës, e udhëhequr nga kreu i opozitës, Edi Rama, s’ka improvizuar asnjë masë dekorative apo nismë për hir të këtij vendimi historik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat