Fratini uroi Shqipërinë për liberalizimin e vizave

Shqipëria

Fratini uroi Shqipërinë për liberalizimin e vizave

Më: 10 nëntor 2010 Në ora: 21:31

Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini mes një mesazhi video, uroi liberalizimin e vizave. “Shqipëria e meritonte dhe ky rezultat nuk është një dhuratë e Evropës, por një rezultat që autoritetet shqiptare e kanë merituar me punën dhe bashkëpunimin me Evropën. Urime gjithë miqve shqiptarë për këtë sukses, të cilin e keni merituar, qeverisë shqiptare, kryeministrit Berisha dhe gjithë atyre që kanë dashur ta arrijnë bashkërisht këtë rezultat të madh”, vlerësoi ministri i Jashtëm italian. Duke nënvizuar faktin se Italia ka përkrahur dhe inkurajuar pa rezerva Shqipërinë në arritjen e këtij objektivi, Fratini shprehu bindjen se vendi ynë shumë shpejt do të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat