Berisha: Rama pengoi vizat, t`u kërkojë falje shqiptarëve

Shqipëria

Berisha: Rama pengoi vizat, t`u kërkojë falje shqiptarëve

Më: 13 nëntor 2010 Në ora: 13:02

Kryeministri Sali Berisha vazhdoi sot me akuzat në adresë të opozitës lidhur me atë që ai e quan “pengesa të shkaktuara në procesin e liberalizimit të vizave”.

Në një fjalim të mbajtur pas përurimit të rrugës Lezhë-Vau Dejës, kreu i qeverisë Berisha tha se “liberalizimin e vizave e fituam me mund”.

“Ishte opozita e cila tentoi të dëmtojë liberalizimin e vizave . Për këtë arsye Edi Rama duhet tu kërkojë falje qytetarëve, pasi falja është forma më e mirë për të treguar pendesën”, ka thënë Berisha.

Ai deklaroi se qeveria shqiptare është e angazhuar të plotësojë kushtet e BE për lëvizjen e lirë duke kërkuar që liberalizimi i vizave të mos krijojë shqetësimin më të vogël për vendet e BE-së.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat