Prokuroria e Korçës ka pushuar çështjen ndaj Koroveshit

Shqipëria

Prokuroria e Korçës ka pushuar çështjen ndaj Koroveshit

Më: 16 nëntor 2010 Në ora: 10:23

Prokuroria e Korçës ka pushuar çështjen e ngritur ndaj shtetasit Alqi Koroveshi, i akuzuar për dhunimin e varreve të ushtarëve grekë në Boboshticë.

Koroveshi, i cili kishte deklaruar se për dëmtimin e varreve ishte paguar nga Omonia, është konsideruar i pafajshëm nga prokurorët. Ndërkohë, vetë institucioni i akuzës bën përgjegjës për këtë ngjarje vetë kreun e degës së Omonias në Korçë, Naum Disho.

Pak ditë më parë në këtë qytet u zhvilluan zgjedhjet për kreun e degës së Omonias, ku fitues u shpall Ligoraq Karamelo. Por Disho nga ana e tij refuzoi të largohej duke pretenduar se ai është drejtuesi legjitim i lëvizjes.

Të njëjtën ditë kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule dënoi dhunimin e varreve të ushtarëve grekë dhe njoftoi distancimin e Omonias nga personat përgjegjës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat