Ndotja e detit, Kroacia i kërkon shpjegime Shqipërisë

Shqipëria

Ndotja e detit, Kroacia i kërkon shpjegime Shqipërisë

Më: 24 nëntor 2010 Në ora: 18:56

Ministria e Jashtme kroate ka thirrur të mërkurën ambasadorin e Shqipërisë për të shpjeguar për një sasi të madhe të mbeturinave, që besohet se janë nga Shqipëria, e të cilat kanë ndotur bregdetin jugor kroat.

Ambasadori Pëllumb Qazimi është thirrur në ministri dhe i është prezantuar një raport mbi “ndotjen e detit në qarkun Dobrovacka-Neretvanska, në pjesën që konstaton se mbeturinat kanë origjiniën nga Shqipëria”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë.

“Nga ambasadori është kërkuar që të ofrojë shpjegim urgjent se si mbeturinat nga Shqipëria kanë arritur në ujërat territoriale të Kroacisë dhe të ndërmarrë masa adekuate në këtë rast dhe të pengojë rastet e ngjashme në të ardhmen”, thuhet në deklaratë.

Në ditët e fundit, drunjë dhe mbeturina plastike, që vlerësohet se janë disa dhjetëra tonë dhe shumë skelete kafshësh kanë ndodtur detin dhe bregdetin në pjesën jugore të Kroacisë.

Shërbimet kombëtare të emergjencave kanë thënë se mbeturinat duket të kenë ardhur nga Shqipëria, si pasojë e kohës së keqë të përcjellë me stuhi dhe erëra të forta.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat