Shkodër, fryhet Buna, përmbyten 109 banesa në qytet dhe komuna

Shqipëria

Shkodër, fryhet Buna, përmbyten 109 banesa në qytet dhe komuna

Më: 30 nëntor 2010 Në ora: 16:30

Lumi i Bunës ka dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje dhe përkeqësim të situatës në qarkun e Shkodrës.

Pas rëndimit të gjendjes natën e kaluar si pasoj e intensitetit të reshjeve, Buna ka dalë nga shtrati përgjatë zonës Lezhë-Shkodër duke mbuluar edhe rrugën nacionale.

Deri më tani numërohen 53 banesa janë përmbytur në Shkodër ndërkohë në rrethinat e saj në Dajç, numërohen 56 shtëpi të përmbytura.

Burime nga Emergjencat civile kanë thënë se në total në Shkodër ditën e sotme numërohen 4060 hektarë tokë e përmbytur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat