Shkodër, niveli i ujit arrin 1 metër, fillon aksioni i evakuimit të banorëve

Shqipëria

Shkodër, niveli i ujit arrin 1 metër, fillon aksioni i evakuimit të banorëve

Më: 1 dhjetor 2010 Në ora: 10:55

(E Plotësuar)

Ditën e sotme pas konstatimit të situatës së rënduar, ushtria dhe policia kanë nisur evakuimin e banorëve të zonës.

Sipas informacioneve të fundit mësohet se në zonën e Harkut të Bërdicës niveli i ujit ka arritur deri në një metër. Ndërkohë e njëjta situatë vazhdon edhe në rrugën nacionale Shkodër-Tiranë.

Kryeministri Berisha duke folur në mbledhje qeverie mbi situatën në Shkodër tha se prurjet në kaskadën e Drinit janë 3 mijë metër kub në sekondë, çka detyron vazhdimin e shkarkimeve nga Vau i Dejës.

* * * * * *

Gjendja në Shkodër vijon të jetë e rëndë për shkak të motit të keq që ka sjellë përmbytje në disa zona. Kështu në lagjen "Xhabije" niveli i ujit ka arritur në 25 centimetra.

Po ashtu informacionet e fundit bëjnë të ditur se rruga nacionale Shkodër-Tiranë është e bllokuar për shkak se reshjet e shiut kanë vijuar gjatë gjithë natës. Edhe komunat Dajç, Velipojë dhe Obot vazhdojnë të jenë të izoluara nga përmbytjet.

Në lagjet periferike uji ka arritur deri në 1.5 metra dhe disa familje janë evakuuar për t'i shpëtuar një situate më të rëndë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat