Wikileaks: Berisha më pro amerikan se sa duhet

Shqipëria

Wikileaks: Berisha më pro amerikan se sa duhet

Më: 1 dhjetor 2010 Në ora: 12:40

Faqja e Internetit, Wikileaks që po e mban botën të mbërthyer me sekretet e diplomacisë amerikane, ka publikuar edhe dokumenta që kanë të bëjnë me Shqipërinë. E përditshmja amerikane, New York Times, e cila i referohet dokumentave të Wikileaks, në pjesën për Shqipërinë flet për rastin e pranimit të disa të dënuarve për terrorizëm, të burgut të Guantanamos. Këtu, Kryeministri Sali Berisha portretizohet si më pro amerikan se sa duhet. Duke cituar raportin e një diplomati amerikan, gazeta thotë se Shqipëria ishte ndër të paktat aleate të SHBA-ve e cila pranoi të bashkëpunonte, pasi iu përgjigj kërkesës së Uashingtonit për të pranuar të dënuarit e Guantanamos. Pas pranimit të 5 kinezëve muslimanë ujgurë, në vitin 2006, thuhet në raport Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha u premtoi Shteteve të Bashkuara në vitin 2009, se vendi i tij ishte i gatshëm të pranonte 3 deri në 6 të burgosur të tjerë me kusht që këta të mos ishin nga Kina. Diplomatët amerikanë e kanë cilësuar këtë ofertë si zemërgjerë, megjithëse shtojnë se kjo ishte e ekzagjeruar. Më tej, diplomatët amerikanë e vlerësojnë Shqipërinë, si një vend i cili është gjithnjë i gatshëm të kontribuojë në ndihmë të prioriteteve kyçe të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Këto janë vetëm disa nga dokumentat ku flitet për Shqipërinë, e të tjera pritet të publikohen në ditet në vijim

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat