Kuvendi shtyn punimet, kryeministri drejt Shkodrës

Shqipëria

Kuvendi shtyn punimet, kryeministri drejt Shkodrës

Më: 2 dhjetor 2010 Në ora: 10:40

Tiranë - Situata e rënduar në qarkun e Shkodrës si pasojë e përmbytjeve të ditëve të fundit, ka bërë që parlamenti të shtyjë punimet që kishte parashikuar në axhendë, si për çdo javë, paraditen e sotme.

Kështu, parashikohet që punimet e seancën plenare të zhvillohen pasditen e sotme, ndërsa mjaft deputetë do t’i drejtohen zonës së përmbytur në qytetin e Shkodrës dhe fshatrat rreth saj.

Ndërkaq, bëhet me dije se ndërsa Shtabi i Emergjencës po punon për evakuimin e banorëve, edhe vetë kryeministri Berisha është nisur pak më parë, drejt Shkodrës.

Sipas axhendës së parashikuar, ai pritet që të zhvillojë një takim në Prefekturën e Shkodrës, me autoritetet lokale, si edhe Shtabin e Emergjencës, ku do të diskutohet për masat e mëtejshme për evakuimin e banorëve nga shtëpitë e përmbytura.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat