Të paktën 744 shtëpi në rrethin e Shkodrës rezultojnë të përmbytura

Shqipëria

Të paktën 744 shtëpi në rrethin e Shkodrës rezultojnë të përmbytura

Më: 2 dhjetor 2010 Në ora: 19:32

Të paktën 744 shtëpi në rrethin e Shkodrës rezultojnë të përmbytura, ndërsa 1544 të tjera të rrethuara nga uji; sipas informacioneve publikuara të enjten në mesditë nga shtabi i emergjencës në qarkun në verilindje të vendit, i prekur prej ditësh nga përmbytjet. Të dhënat zyrtare flasin se deri tani janë evakuuar 370 familje në mjedise të posaçme, si hotele e konvikte, të vëna në dispozicion nga shtabi i emergjencës. Gjithashtu bëhet e ditur se janë evakuuar dhe 8824 kokë bagëti. Sipas informacioneve të shtabit të emergjencës, nga argjinatura e Çasit në Velipojë janë përmbytur 1700 hektarë tokë dhe shpërthimi i saj rrezikon përmbytjen e fushës së Torovicës. Deri tani, rezulton se sipërfaqja e përgjithshme e tokës së mbuluar nga uji arrin në 10530 hektarë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat