Kosova solidarizohet me Shqipërinë

Shqipëria

Kosova solidarizohet me Shqipërinë

Më: 3 dhjetor 2010 Në ora: 10:46

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i ka telefonuar mbrëmë Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha për t'i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për situatën e krijuar në zonat e përmbytura në rrethin e Shkodrës.

Kryeministri Thaçi i shprehu Kryeministrit Berisha gatishmërinë e qeverisë së Kosovës për t’i ardhur në ndihmë qeverisë shqiptare në përballimin e situatës së krijuar, si dhe për të mbështetur banorët e këtyre zonave me qëllim minimizimin dhe lehtësimin e pasojave nga përmbytja.

Kryeministri Thaçi e informoi Kryeministrin Berisha se qeveria e Kosovës ka vendosur që të nisë në Shqipëri efektivë të Forcave të Sigurisë së Kosovës për të ardhur në ndihmë të banorëve në këto zona.

Kryeministri Berisha e falënderoi Kryeministrin Thaçi për mbështetjen dhe solidaritetin nga ana e qeverisë së Kosovës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat