Berisha: Përmbytjet, situata nën kontroll

Shqipëria

Berisha: Përmbytjet, situata nën kontroll

Më: 3 dhjetor 2010 Në ora: 13:06

Tiranë - Pas pjesëmarrjes në konferencën për fëmijët autikë, kryeministri Berisha foli për mediat lidhur me situatën më të fundit të krijuar nga përmbytjet në Shkodër, ku u shpreh se “ajo është nën kontroll”.

“Mbrëmë, në mesnatë dhe pas mesnate, ka pasur disa operacione shpëtimi. Mbi 7 mijë banorë janë evakuuar. Situata është e tëra aktualisht nën kontroll. Po ndërmerret furnizimi më ushqime, me ujë dhe me çfarëdo që nevojitet për popullatën e evakuuar, si dhe po vazhdon me intensitet evakuimi i pjesës tjetër. Kjo është pak a shumë situata”, ka deklaruar më tej kryeministri.

Duke shtuar se “ka rritje prej 11 centimetër të nivelit të liqenit, ndonëse shkarkimet kanë qenë lehtësisht më të pakta. Por burimet e liqenit dhe derdhjet në të janë të mëdha”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat