Policia dhe ushtria në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës

Shqipëria

Policia dhe ushtria në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës

Më: 5 dhjetor 2010 Në ora: 13:51

Rreth 1 mijë efektiva të policisë së shtetit dhe rreth 500 efektivë të forcave të armatosura janë duke kryer veprimet operacionale në terren në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës me rreth 80 mjete të Ministrisë së Brendshme dhe 120 mjete të Ministrisë së Mbrojtjes. Në këtë operacion humanitar është angazhuar edhe një flotilje e posaçme me helikopter të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Brendshme ku janë angazhuar shumë mjete lundrimi. Situata shëndetësore në territorin e komunave të përmbytura është nën kontrollin dhe kujdesin e shëndetit publik që koordinon punën me strukturat e policisë, për të transportuar ekipet mjekësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat