Turqia sjell ndihma në Shqipëri

Shqipëria

Turqia sjell ndihma në Shqipëri

Më: 6 dhjetor 2010 Në ora: 16:48

Tiranë-Si ndihmë për përballimin e situatës së përmbytjeve në Shqipëri, Turqia ka sjellë një helikopter kërkim shpëtimi dhe dy helikopterë të tipit S 70 të Forcave te saj Ajrore. Sipas një njoftimi të ambasades turke në Tiranë, ekipi turk i kërkim shpëtimit përbëhet nga 22 oficerë dhe nënoficerë, ku mes tyre ka edhe personel mjekësor. Gjithashtu në njoftimin e ambasadës bëhet e ditur se po vazhdojnë përpjekjet për të sjellë me shpejtësi ndihma si barna, ushqime dhe batanije nga Republika e Turqisë për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat