5 vende ofrojnë ndihmë për zonat e përmbytura në Shqipëri

Shqipëria

5 vende ofrojnë ndihmë për zonat e përmbytura në Shqipëri

Më: 6 dhjetor 2010 Në ora: 21:01

Thirrjes për ndihmë që autoritetet shqiptare bënë më 1 dhjetor, duke raportuar për 12 mijë persona të evakuar e 2600 ndërtesa të përmbytura, deri tani i janë përgjigjur vetëm 5 vende: Kosova, Turqia, Austria, Greqia dhe Italia.

Qendra e Informimit dhe Monitorimit, që është një mekanizëm i BE-së për mbrojtjen civile, në bashkëpunim me Qendrën Koordinuese EuroAtlantike të Reagimit ndaj Fatkeqësive Natyrore, informojnë se deri më sot:

Turqia ka dhënë kontributin më të madh duke dërguar 3 helikopterë, 150 tenda dhe 1000 batanije. Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës ka nisur një ekip prej 59 personash, 14 automjete dhe 4 gomone.

Ndërkohë, që vetëm 3 vende anëtare të BE-së, njëkohësisht dhe anëtare të NATO-s, kanë ofruar ndihmën e tyre deri tani ndaj autoriteteve shqiptare.

Greqia ka vënë në dispozicion dy helikopterë e materiale të tjera shtesë për zonën e fatkeqësisë. Mbrojtja Civile Italiane ka dhënë 34 tonë ndihma ushqimore, materiale higjienike dhe kostume të papërshkueshme nga shiu.

Austria ka ofruar 32 tenda familjare, ku secila prej tyre ka një kapacitet për deri në 10 persona, si dhe pajisje të tjera shtesë, të cilat pritet të transportohen nga autoritetet austriake drejt Shqipërisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat