Topalli takoi banorët në zonat e prekura nga përmbytjet

Shqipëria

Topalli takoi banorët në zonat e prekura nga përmbytjet

Më: 7 dhjetor 2010 Në ora: 09:45

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ka vazhduar takimet me banorët e familjeve në zonat e prekura nga përmbytjet në hyrje të qytetit të Shkodrës.

Topalli vlerësoi solidaritetin që kanë treguar qytetarët e Qarkut të Shkodrës dhe qarqeve të tjera të vendit në mbështetje të komunitetit të prekur nga përmbytjet.

Kryetarja e parlamentit shqiptar deklaroi se situata në Qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë e vështirë, dhe në disa raste dhe e dhimbshme.

Topalli deklaroi se është e trishtueshme që brenda lagjeve periferike të qytetit, të cilat janë të rrethuara nga uji, të vetmet mjete komunikimi janë varkat lundruese dhe motorët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat