Berisha: Përmbytjet, fatkeqësia më e rëndë në 150 vitet e fundit, thellim Bunës

Shqipëria

Berisha: Përmbytjet, fatkeqësia më e rëndë në 150 vitet e fundit, thellim Bunës

Më: 7 dhjetor 2010 Në ora: 12:01

Kryeministri Berisha deklaroi se situata nga përmbytjet në Shkodër ka përmirësim por megjthatë mbetet emergjente.

Gjatë fjalës në mbledhjen e shtabit të emergjencave në Shkodër, kreu i qeverisë u bëri apel banorëve të zonave të izoluara në qarkun e Shkodrës të evakuohen nga banesat e tyre.

“Së shpejti do fillojë thellimi i Bunës faza e parë e marrëveshjes Shqipëri-Mali i Zi”, tha Berisha duke shtuar se ka përfunduar projekti për by pass-in e Shkodrës që do të shpëtojë këtë zonë nga dalja e liqenit duke shërbyer edhe si një argjinaturë mbrojtëse për qytetin.

“Kjo është fatkeqësia më e madhe për Shqipërinë në shekullin e fundit. Është fatkeqësia më e madhe natyrore në 150 vitet e fundit për Shqipërinë. Falënderoj qytetarët e Shkodrës që ndihmuan për përballimin e situatës së rëndë”, u shpreh kryeministri.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat