Rama: Plan radikal per zgjidhje

Shqipëria

Rama: Plan radikal per zgjidhje

Më: 8 dhjetor 2010 Në ora: 16:46

Partia Socialiste ka ofruar ndihma për banorët e përmbytur në Shkodër dhe i bën thirrje të gjithë të zgjedhurve dhe strukturave të saj të angazhohen plotësisht në këtë moment të vështirë. (UPDATE)

Katër kamionë me 26 mijë litra ujë, 1200 litra vaj, 2 t oriz, 2 t makarona dhe 200 jorganë u nisën drejt Shkodrës. Sipas Edi Ramës, kjo dërgesë është pjesë e një ndihme modeste. Sipas tij, pjesë e zgjidhjes tërësore të problemit është edhe largimi i kryeministrit:

“Ta adresosh problemin tërësisht do të thotë të konsiderosh propozimin më të fundit të PS për një ndryshim radikal në buxhetin e viti 2011. Duke rialokuar të gjitha fondet e investimeve të reja në infrastrukturë në drejtim të frontit të luftës kundër përmbytjeve dhe kënetëzimit të Shqipërisë. Po ashtu do të thotë të ndryshosh të gjithë procesin dhe procedurën e administrimit të liqeneve të kaskadave të hidrocentraleve, ku një politikë tërësisht e papërgjegjshme sjell mbushjen e tyre me ujë jashtë çdo norme dhe jashtë çdo kriteri të arsyeshëm me idenë barbare, të shesim sa të mundemi pa punë e madhe se do na duhet pastaj të përmbysim edhe njerëz, të përmbysim edhe toka, të përmbysim edhe mijëra e mijëra hektarë prodhime. Në këto kushte unë jam i bindur se më shumë se kurrë është aktuale nevoja për largimin e Sali Berishës, nevoja për largimin e kësaj qeverie barbare dhe të babëziturish, nevoja për një transformim rrënjësor të qeverisjes, për një model të ri zhvillimi për një model të ri përgjegjësish në raport me qytetarët”, tha Rama.

Njësoj si në përmbytjet e vitit të shkuar, Partia Socialiste do ta sigurojë vetë shpërndarjen e ndihmave që ajo siguron jashtë rrjetit zyrtar të shpërndarjes së ndihmës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat