Përmbytjet në Shkodër, Kuvendi anulon seancën e së enjtes

Shqipëria

Përmbytjet në Shkodër, Kuvendi anulon seancën e së enjtes

Më: 8 dhjetor 2010 Në ora: 18:20

Përmbytjet në Shkodër sjellin mbylljen e punimeve të Parlamentit. Situata tejet kritike dhe e rënduar nga përmbytjet në Shkodër kanë bërë që kryesia e Kuvendit të marrë vendimin për mos zhvillimin e seancës parlamentare të së enjtes.

Përmes një njoftimi zyrtar, kuvendi njofton të gjithë deputetët për anulimin e seancës. “Njoftohen të gjithë deputetët se seanca e ditës së enjte nuk do te zhvillohet për shkak të impenjimit të deputetëve në zonat e përmbytura në funksion të përballimit sa më të mirë të situatës së fatkeqësisë natyrore në qarkun e Shkodrës”.

Një propozim i tillë u bë edhe nga vetë kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e grupit PD, gjatë ditës së hënë. “Unë e kuptoj se në komisione ju presin ligje dhe ato janë shumë të rëndësishme,unë e kuptoj se veprimtaria e Parlamentit është themelore, por nga ana tjetër ju jeni të pazëvendësueshme për zgjedhësit dhe qytetarët shqiptarë, prania e deputeti është e pazëvendësueshme, ndaj mendoj se edhe parlamenti mund ta shqyrtojë seancën parlamentare të kësaj jave, mbasi ka shumë nevojë të jemi në krye të një fronti jashtëzakonisht kritik dhe delikat”, u shpreh kryeministri Berisha.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat