PD-ja në fushatë për mbledhjen e ndihmave për banorët e Shkodrës

Shqipëria

PD-ja në fushatë për mbledhjen e ndihmave për banorët e Shkodrës

Më: 8 dhjetor 2010 Në ora: 18:23

Kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi së bashku me deputetët e Vlorës kanë nisur sot një fushatë sensibilizuese në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës. Në mbledhjen e sotme të kryesisë së Partisë Demokratike (PD) në Vlorë është vendosur që deputetët dhe drejtuesit lokalë të vihen në krye të fushatës për një organizim sa më të mirë të fushatës për mbledhjen e ndihmave. Ndërkohë një fushatë sensibilizuese për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës ka filluar në të gjithë vendin, ndërsa është hapur edhe një llogari bankare në ndihmë të banorëve.

Çdo deputet, një pjesë të pagës për Shkodrën: 500 mijë lekë nga paga në fondin e ndihmave për zonat përmbytura

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike do të kontribuojë edhe financiarisht për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet e jashtëzakonshme në zonën e Shkodrës. Çdo deputet demokrat do të derdhë 500 mijë lekë nga paga e tij në fondin e ndihmave për zonat përmbytura. Vendimi u mor sot në një mbledhje të kryesisë së grupit, për shkak se shumica e ministrave dhe deputetëve janë shpërndarë në zonën e Shkodrës dhe të rrethinave të saj, ku po ndjekin nga afër operacionet e ndihmës dhe shpëtimit. Kjo është hera e dytë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ndërmerr një nismë të tillë. Edhe në përmbytjet e janarit të këtij viti deputetët e mazhorancës dhanë një pjesë të pagës së tyre si ndihmë për banorët e prekur nga fatkeqësia. Ndërkohë deputetët dhe drejtues të tjerë të Partisë Demokratike janë vënë në krye të një fushate sensibilizuese për mbledhjen e ndihmave të solidaritetit për Shkodrën edhe në rrethe dhe qytete të tjera të vendit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat