Ulet niveli i ujit në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës

Shqipëria

Ulet niveli i ujit në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës

Më: 9 dhjetor 2010 Në ora: 17:13

Niveli i ujit në zonat e përmbytura në qarkun e Shkodrës ka shënuar ulje, duke përmirësuar situatën ndërsa shtabi i emergjencës vazhdon operacionet. Zonat e përmirësuara janë ato që lagen nga derdhja e lumit Drin. Shifrat në ulje të shkarkimit nga portat e Hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe mungesa e reshjeve dy ditët e fundit ndikuan në tërheqjen e ujit në zonat e komunës Kuç, në fshatin Ashtë, lagjen Bahçallëk, Harkun e Berdicës. Qarkullimi i automjeteve bëhet në aksin rrugor kombëtar Shkodër-Tiranë dhe në drejtim të Velipojës. Ulje te nivelit të ujit vërehet në hyrje të qytetit, ndërsa ai vazhdon të jetë i pranishëm nga Ura e Bunës, në qendër të lagjes Xhabiaj, ku qarkullohet me mjete lundruese dhe ato të ushtrisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat