Pas përmbytjeve, fusha e Maliqit po shkon drejt normalizimit

Shqipëria

Pas përmbytjeve, fusha e Maliqit po shkon drejt normalizimit

Më: 9 dhjetor 2010 Në ora: 17:20

Situata e përmbytjeve në fushën e Maliqit po shkon drejt normalizimit, pasi niveli i prurjeve të lumit Devoll ka rënë rreth 2 metër, duke mundësuar shkarkimin e ujit që kishte përmbytur sipërfaqe të konsiderueshme toke. Nga rreth 400 ha tokë që u përmbyt nga reshjet e shumta të ditëve të para të muajit dhjetor, ka kulluar gjysma e saj. Gjatë muajve tetor-nëntor dhe ditëve të para të dhjetorit, në rajonin e Korçës ranë 695 mm reshje shiu, nga 700 mm që është mesatarja e tyre vjetore në këtë rajon. Me të njëjtën sasi reshjesh, gjatë dimrit që kaloi, lumi i Devolli shkatërroi argjinaturat në një gjatësi prej rreth 3 km dhe përmbyti në fushën e Maliqit, rreth 5000 ha tokë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat