Rreziku i infeksioneve, kompanit farmaceutike dhurojnë ilaçe për Shkodrën

Shqipëria

Rreziku i infeksioneve, kompanit farmaceutike dhurojnë ilaçe për Shkodrën

Më: 10 dhjetor 2010 Në ora: 15:07

Kompanitë e importimit të barnave, rreth 11 subjekte, të mëdha importues të tregut farmaceutik i janë përgjigjur apelit për të ndihmuar banorët e zonave të përmbytura ne qarkun e Shkodrës.

Drejtori i qendrës kombëtare të barnave Besnik Jakaj deklaroi sot se grosistët shqiptarë kanë mbledhur një shumë prej 10 milionë lekë të reja për familjet e dëmtuara nga përmbytjet.

Ndërkohë, drejtoria e qendrës së barnave i ka dhuruar drejtorisë së shëndetit publik dhe spitalit rajonal të shkodrës një sasi banrash të cilat do përdoren për përballimin e situatës shëndetësore të krijuar në zonat e përmbytura.

Pas mëse dhjetë ditë përmbytjesh, për shkak të përzierjes së ujërave të bardha me ujërat e zeza, përmbytjes se karburanteve dhe pranisë së gjesë së gjallë në ujë, rreziku i infeksioneve në shkodër konsiderohet i lartë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat