Ekspertët shprehen mbi ndikimin e përmbytjeve në ekonomi

Shqipëria

Ekspertët shprehen mbi ndikimin e përmbytjeve në ekonomi

Më: 12 dhjetor 2010 Në ora: 07:47

Situata e përmbytjeve në Shkodër ka njohur sot përmirësime te vogla për shkak të rënies, me rreth 20 centimetër, të nivelit të ujit në zonat e përmbytura. Tashmë ujërat janë tërhequr nga rreth 2400 hektarë tokë, duke u dhënë mundësi 2 mijë banorëve të evakuuar, që të kthehen në banesat e tyre. Ndërkohë, vazhdojnë të jenë të përmbytura 11 mijë e 820 hektarë tokë bujqësore, ndërsa 8153 banesa mbeten të përmbytura, ose të rrethuara nga uji. Sipas ekspertëve të ekonomisë, dëmet e shkaktuara nga këto përmbytje, që janë të pestat brenda këtij viti, do të kenë ndikim të gjatë, jo vetëm në ekonominë e Rajonit të Shkodrës, por edhe më gjerë, në ekonominë kombëtare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat