Ministria e Shëndetësisë, Shqipëri: 20 persona të infektuar nga gripi A/H1N1

Shqipëria

Ministria e Shëndetësisë, Shqipëri: 20 persona të infektuar nga gripi A/H1N1

Më: 11 janar 2011 Në ora: 16:17

Ministria e Shëndetësisë konfirmon praninë e 20 personave të infektuar me gripin e derrit A/H1N1 në Shqipëri.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero.

Ai tha se personat e infektuar janë paraqitur për diagnostifikim ditët e fundit pas komplikacioneve që kanë pasur me shenjat e gripit.

Pipero ka vënë në dukje se katër të infektuar janë në maternitete. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e evidentuara janë vendosur në kushte të posaçme trajtimi mjekësor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat