Vasili, kërkoi marrjen e masave ndaj virusit AH1N1

Shqipëria

Vasili, kërkoi marrjen e masave ndaj virusit AH1N1

Më: 11 janar 2011 Në ora: 16:58

Ministri i Shëndetësisë së Shqipërisë, Petrit Vasili, kërkoi marrjen e masave ndaj virusit A H1N1 që qarkullon në vend, krahas virozave stinore. Në një takim me mjekë, ministri Vasili pohoi se “ka rishfaqje të rasteve me A H1N1, i njohur si gripi i derrit”.

Sipas tij, sëmundshmëria ka një tendencë të dukshme në rritje teksa kërkoi marrjen e masave duke nisur nga Tirana, si qytet me përqendrim dhe qarkullim të lartë të popullsisë dhe si portë hyrëse dhe dalëse për persona nga i gjithë vendi.

Problematika e një viti me parë tregoi se kapja dhe ndjekja e rasteve është efikase në përballimin e sëmundshmerisë, duke bërë që Shqipëria të kishte numrin më të vogël të vdekjeve nga A H1N1.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat