Prifti: Videoja e “Fiks Fare”, e vërtetë

Shqipëria

Prifti: Videoja e “Fiks Fare”, e vërtetë

Më: 12 janar 2011 Në ora: 15:20

Ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me videon e transmetuar dje nga Top Channel, duke deklaruar se gjithcka që paraqitet në të është e vërtetë.

Prifti ka komentuar edhe deklaratën e sotme të ministrit aktual të METE, Ilir Meta, duke e cilësuar mohimin e akuzave nga ana e tij si një farsë.

“Kam ndjekur me vëmendje dje emisionin “Fiks Fare” dhe sot reagimin e “kristaltë” të Ilir Metës, ku mohon presionin që ka bërë ndaj meje për t’u dhënë tendera dhe koncesione miqve të tij. Për publikun dua të konfirmoj si dëshmitar i ngjarjes, se videoja e shfaqur në “Fiks Fare” është e saktë dhe përmban thënie orgjinale të Ilir Metës në bisedën me mua”, ka deklaruar Prifti.

Deputeti ka bërë të ditur se videoja është shkurtuar nga versioni original, por ka nënvizuar se të gjitha ato që janë transmetuar janë të vërteta.

Ai ka paralajmëruar se versionin orgjinal të videos do ta vërë në dispozicion të organeve të drejtësisë, selive diplomatike të akredituara në Tiranë dhe organizatave evropiane që monitorojnë vendin.

“Unë kam versionin orgjinal të videos dhe do t’ia vë në dispozicion prokurorisë. Do t’ia vë atë së shpejti në disposicion të gjitha ambasadave të huaja në vend, institucioneve ndërkombëtare që na monitorojnë dhe merren me zbatimin e ligjit, OSBE-së, Bashkimit Europian, Këshillit të Europës, Komisionit Europian, etj. Orgjinalitetin dhe vërtetësinë e asaj bisede do kenë mundësi ta vërtetojnë të gjithë”, ka shtuar Prifti.>> Meta objekt i një filmimi të fshehtë në emisionin “Fiks Fare”.

>> LSI e quan montazh videon Meta-Prifti

>> Meta, urdhëra Priftit për aferat me tenderat

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat