Meta-Prifti, prokuroria nis hetimet

Shqipëria

Meta-Prifti, prokuroria nis hetimet

Më: 12 janar 2011 Në ora: 19:24

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet pas videos se publikuar ku shfaqet ministri aktual i Ekonomisë Ilir Meta me ish- ministrin Prifti. Në një njoftim të posaçëm për shtyp Prokuroria e Përgjithshme bën me dije se regjistrimi i procedimit penal është bërë në organin e akuzës së kryeqytetit për veprat penale të korrupsionit pasiv të funksionarëve shtetërorë, të korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë si dhe për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Sipas prokurorisë kaseta filmike do të sekuestrohet si provë materiale ndërsa paralelisht me këtë sekuestrim, grupi hetimor i ngritur me këtë qëllim, po kryen veprimet e nevojshme hetimore. Vetëm pak kohë më parë Meta, në një konferencë për shtyp njoftoi se heq dorë nga imuniteti. Ai e ka vlerësuar videon një montazh “të pështirë” politik, që ka si qëllim shantazhimin e tij për shkak të detyrës.

>> Prifti: Videoja e “Fiks Fare”, e vërtetë

>> Meta objekt i një filmimi të fshehtë në emisionin “Fiks Fare”

>> LSI e quan montazh videon Meta-Prifti

>> Meta, urdhëra Priftit për aferat me tenderat

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat