Hapet hetimi lidhur me akuzat ndaj Ilir Metës

Shqipëria

Hapet hetimi lidhur me akuzat ndaj Ilir Metës

Më: 13 janar 2011 Në ora: 08:31

Prokuroria një Shqipëri ka njoftuar se e ka hapur hetimin lidhur me akuzat për korrupsion, që e involvon zëvendës kryeministrin e Shqipërisë, Ilir Meta, pas transmetimit të një videoje, ku ai shihet duke folur me ish ministrin e ekonomisë, Dritan Prifti.

Në këtë video, raportohet se Meta kishte kërkuar nga Prifti, që ta anuloj një tender për hidrocentral.

Dje, Ilir Meta tha se ka hequr dorë nga imuniteti “me qëllim që të lejohet drejtësia që ta hetoj këtë çështje, e cila nuk është asgjë tjetër por komplot mafioz”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat