Berisha: Video është e falsifikuar, e montuar

Shqipëria

Berisha: Video është e falsifikuar, e montuar

Më: 13 janar 2011 Në ora: 17:01

Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka reaguar të enjten ndaj videos së publikuar në Top Channel ku zv/kryeministri Ilir Meta shfaqet duke biseduar me ish- ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti mbi një tender në favor të një kompanie private të afërt me të.

“Video është e falsifikuar, e montuar dhe kjo në mënyrë më të keqe. Falënderoj Ramën për nderin që më bëri me montimin dhe trukimin e videos. Ai dëshmoi se është i biri i të atit dhe se është aq i paskrupullt dhe amoral sa për të sulmuar kundërshtarin mund të bëj çdo falsifikim”, tha Berisha, duke nënvizuar se kjo video do t’i kthehet në bumerang Ramës.

Videoja është transmetuar se kam dashur unë, tha Berisha i cili bëri të ditur se Dritani Prifti ka dashur t’ia dorëzoj videon, por nuk e ka pranuar. Kryeministri përshëndeti vendimin e Metës për të hequr dorë nga imuniteti dhe nisjen e hetimit të menjëhershëm nga prokuroria.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat