Prifti: I kam sjellë prokurorisë videon origjinale

Shqipëria

Prifti: I kam sjellë prokurorisë videon origjinale

Më: 13 janar 2011 Në ora: 17:14

Pas katër orësh ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka dalë nga selia e Prokurorisë së Tiranës, ku është marrë në pyetje mbi videon me zëvendëskryeministrin Ilir Meta, të transmetuar nga emisioni “Fiks Fare”.

Në një prononcim për mediet, Prifti ka bërë të ditur se ka dorëzuar kasetën origjinale të videos dhe është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me institucionet e drejtësisë.

“Sot u thirra nga prokuroria dhe reagova menjëherë pozitivisht për të dhënë dëshminë time për videon e transmetuar nga “Fiks Fare”. I kam sjellë prokurorisë videon origjinale dhe shpresoj që ata që deklarojnë se janë kristal, t’u thonë të vërtetën shqiptarëve. U qëndroj deklaratave të mia dhe jam dhe do jem në dispozicion të drejtësisë gjithmonë”, ka deklaruar Prifti.

Ish-ministri i Ekonomisë mbërriti në prokurori i shoqëruar nga forcat e rendit, përkatësisht nga agjentët e sektorit të mbrojtjes së dëshmitarit. Për shtypin e shkruar Prifti kishte deklaruar se kishte marrë kërcënime për jetën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat