Prifti: Meta, afera mafioze që nga viti 2000

Shqipëria

Prifti: Meta, afera mafioze që nga viti 2000

Më: 13 janar 2011 Në ora: 22:12

Prifti është shprehur se pikërisht për shkak të këtyre presioneve ka regjistruar edhe bisedimet e zhvilluara me kryetarin e LSI-së.

“Nuk kam pasur ndërmend t’i bëj presion Metës, por ka qenë detyra ime të faktoja presionet mafioze që më ka bërë mua Meta për vite rresht. Që kur mora detyrën ai më ka bërë një presion të jashtëzakonshëm duke thënë: këtë tender këtij, këtë tender atij. Dhe unë e kam pasur për detyrë të tregoj se me cfarë mafiozi kam pasur të bëj”, ka deklaruar Prifti.

Duke konfirmuar autorësinë e videos së regjistruar, Prifti ka theksuar se Meta ka bërë edhe shumë afera të tjera të paligjshme, që në kohën kur ka qenë kryeministër.

“Ai ka një vit që mashtron dhe ia ka hedhur. Unë i kam qendruar pranë pasi këto që tregova sot i kam regjistruar gjatë vitit të fundit. Videon e kam regjistruar unë. Unë isha drejtor i KESH-it. 10 ditë u largova në Amerikë dhe Meta mori në telefon nëndrejtorin dhe bleu 10 milionë dollarë energji. U ktheva dhe e luftova këtë. Ndërkohë, në vitin 2001, Meta më ka thirrur në zyrë dhe më ka thënë: Më duhet të blej disa anëtarë të KPD-së tek PS, më gjej 500 mijë marka. Gjeji ku të duash”, ka treguar Prifti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat