Gripi i derrit, MSH: Shkon në 27, numri i personave të prekur nga virusi

Shqipëria

Gripi i derrit, MSH: Shkon në 27, numri i personave të prekur nga virusi

Më: 15 janar 2011 Në ora: 13:14

Rritet numri i personave të infektuar nga virusi i gripit të derrit, A/H1N1. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë e cila ka konfirmuar se ditën e sotme, numri i personave të prekur nga gripi i derrit është 27.

Sipas burimeve nga MSH, njoftohet se gjendja shëndetësore e personave të prekur paraqitet e lehtë dhe pa rrezik për jetën.

Prania e grupit të derrit në Shqipëri për këtë sezon, u konfirmua pak ditë më parë nga drejtori i politikave në Ministrinë e Shëndetësisë Pëllumb Pipero, i cili njoftoi se javën e kaluar numri i të prekurve ishte 20.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat