Felaj: Meta, padrino në oborrin e Berishës

Shqipëria

Felaj: Meta, padrino në oborrin e Berishës

Më: 15 janar 2011 Në ora: 15:40

Deputetja e PS-së, Ermonela Felaj ka folur sot për videon Meta-Prifti. Në një deklaratë për median Felaj vijoi akuzat në drejtim të zv/kryeministrit Ilir Meta përsa i takon hetimit nga Prokuroria, pas publikimit të video- përgjimit ditë më parë.

Felaj kërkoi që Prokuroria të hetojë bllokun e Metës. Deputetja Felaj tha se : “Meta është padrino në oborrin e Berishës” .

Ajo nënvizoi se skandali Meta tani është me një përmasë të re.

Pas deklaratave të bëra publike ditën e sotme nga Meta në mbledhjen e Komitetit Drejtues Kombëtar, Felaj thekson se këto janë vetëm gënjeshtra, nga ku ai priti të përdorte një vendim të Gjykatës së Apelit, për të shpëtuar nga përballja me drejtësinë

“Vendimi i Gjykatës së Apelit u mor në qershor”’, ka sqaruar deputetja Felaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat