U nis kontingjenti me 222 paqeruajtës shqiptarë për në Afganistan

Shqipëria

U nis kontingjenti me 222 paqeruajtës shqiptarë për në Afganistan

Më: 17 janar 2011 Në ora: 20:19

Kontingjenti i 8-të i forcës tokësore, i përbërë nga 222 paqeruajtës, u nis sot me mision në Herat (Afganistan) për të zëvendësuar trupat komando të kontingjentit të 3-të shtesë dhe kontingjentit të 7-të të këmbësorisë malore, të cilët më 27 janar do të kthehen në atdhe.

Në ceremoninë e përcjelljes së tij, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjen/major Maksim Malaj, tha se ajo që e dallon këtë mision nga të mëparshmit është fakti se për herë të parë ai do të drejtohet nga një strukturë e re, e cila do të ketë një komandë të vetme.

"Synimi ynë është që kjo strukturë t’i shërbejë drejtimit, kontrollit dhe përdorimit më me eficensë të trupave tona në mision", tha Malaj, duke shtuar se Afganistani është misioni më i rëndësishëm në historinë mbi 60-vjeçare të Aleancës dhe për këtë arsye, përfundimi me sukses i tij përbën një detyrim të madh për të gjithë vendet anëtare të saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat