Një ditë para demonstratës së paralajmëruar nga Partia Socialiste, Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha ka folur mbi këtë aktivitet të
opozitës duke paralajmëruar përballje të ashpër me ligjin për kedo që shkel rendin publik.
Basha tha se Shqipëria është vend i lirë dhe e drejta e protestës është e garantuar për këdo, por ai shtoi se këto aktivitete duhet ti nënshtrohen rregullave të njëjta për të gjithë qytetarët.