Dhjetëra policë të lënduar në demonstratën e sotme të opozitës

Shqipëria

Dhjetëra policë të lënduar në demonstratën e sotme të opozitës

Më: 21 janar 2011 Në ora: 23:45

Demonstrata e opozites e zhvilluar te premten ne Tirane, degjeneroi ne akte dhune, kur një grup protestuesish, qelloi me gure dhe mjete të tjera të forta forcat e rendit, ndersa i vuri flaken disa autoveturave. Protestuesit tentuan të hynin në selinë e Kryeministrisë, por ndërhyrja e policisë duke qëlluar në ajër shpërndau turmën. Sipas Policise, mes këtij grupi protestuesish kishte elementë kriminale, të cilët prej fillimit të demonstratës ushtruan akte dhune ndaj forcave te rendit qe vepruan me maturi. Pavaresisht deklaratave te ambasadës së SHBA dhe delegacionit të BE ne Tiranë, që demonstrata të zhvillohej në mënyrë paqësore, ajo degjeneroi në akte vandalizmi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat