Haki Latifi zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër

Diaspora

Haki Latifi zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër

Më: 8 nëntor 2010 Në ora: 10:01

Me mbajtjen e Kuvendit VII Zgjedhor, në praninë e 86 delegatëve, të shtunën, në Friburg, dega e LDK-së në Zvicër, pas kuvendeve zgjedhore nëpër nëndegë dhe aktive, me sukses përmbylli procesin zgjedhor në të gjitha nivelet organizative, duke zgjedhur kështu kryesinë e re të degës, kryetarin dhe delegatët që përfaqësuan në Kuvendin VII në Kosovë. Pas zgjedhjes me votim të fshehtë të 17 anëtarëve të kryesisë dhe 5 delegatëve për Kuvendin e LDK-së në Kosovë, delegatët e degës së LDK-së në Zvicër rizgjodhën Haki Latifin për kryetar të degës në mandatin e ardhshëm katërvjeçar, ndërsa për anëtarë të kryesisë u zgjodhën Ambroz Rrustemi, Fadil Dalloshi, Ibrahim Syla, Martin Krasniqi, Shaip Latifi, Nazmi Peci, Ismet krasniqi, Arif Baftiu, Hamëz Morina, Hasan Spahia, Saim Tahiri, Skënder Berisha, Shaqir Shala, Xhelal Molliqaj, Isuf Hasani dhe Demë Jashari. Kuvendi miratoi raportin e punës dhe atë financiar si dhe disa ndryshime në rregulloren e punës së Degës së LDK-së në Zvicër. Në Kuvendin e Degës së LDK-së në Zvicër u shpreh besim i dhe siguri për forcimin e LDK-së si rezultat i zgjedhjeve që do të mbahen sot e njëherësh edhe për fitoren e LDK-së në zgjedhjet e 12 dhjetorit të këtij viti.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat