SHBA dënojnë shpërthimin në Mogadishu

Afrika

SHBA dënojnë shpërthimin në Mogadishu

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 18:37
ilustrim

Shtetet e Bashkuara dënuan me forcë shpërthimin e dyfishtë që ndodhi dje në mëngjes në hyrjen kryesore të aeroportit të Mogadishut ku mbetën të vrarë të paktën 13 vetë.

Al-Shabab, organizata somaleze e lidhur me Al Kaidën, mori përgjegjësinë për sulmin. Shtatë nga 13 të vrarët ishin roje të Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimeve të banorëve, një person vetëvrasës u përpoq të ngiste një automjet në një pikë kontrolli dhe më pas aktivizoi lëndën shpërthyese në makinë, duke shkaktuar viktima.

Pas sekonda më vonë një tjetër person hodhi në erë makinën e tij në afërsi të forcave të sigurisë dhe atyre të Bashkimit Afrikan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat