Vërshime në Nigeri, 11 të vdekur e mijëra pa shtëpi

Afrika

Vërshime në Nigeri, 11 të vdekur e mijëra pa shtëpi

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 16:41
Ilustrim

Njëmbëdhjetë njerëz janë vdekur si pasojë e vërshimeve në Nigeri dhe 30 mijë vetë kanë mbetur pa shtëpi për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, kanë thënë sot Kombet e Bashkuara.

Rajonet më të ndikuara janë në zonat e shkretëtirës: në Tahoua në perëndim, ku 7 njerëz vdiqën dhe rreth 5,300 mbetën pa shtëpi, si dhe Agadez në very, ku vdiqën tre njerëz dhe mbi 18 mijë mbetën pa shtëpi.

Në këto dy zona, moti i trazuar ka marrë jetën e rreth 20 mijë lopëve, deleve, dhive dhe deveve, përderisa qindra hektarë tokë janë shkatërruar, sipas autoriteteve lokale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat