Kopjoi fjalimin e Obamës, presidenti kërkon falje pasi zbulohet nga një gazetare

Afrika

Kopjoi fjalimin e Obamës, presidenti kërkon falje pasi zbulohet nga një gazetare

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 08:50
Presidenti nigerian, Muhamadu Buhari

Presidenti nigerian, Muhamadu Buhari, ka kërkuar falje publikisht për fjalimin e mbajtur më 8 shtator, i cili rezultoi të ishte kopjuar nga presidenti amerikan, Barak Obama.

Buhari tha se përgjegjësit për këtë do të ndëshkohen.

Ngjashmëria mes fjalimit të presidentit nigerian me rastin e lançimit të fushatës “Ndyshimi nis te ti” dhe atij që Obama ka mbajtur pasi fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2008 u vunë në dukje në një shkrim të publikuar në gazetën vendase “This Day”, ku gazetarja Adeola Akinremi denoncoi “problemin moral të kopjimit në të njëjtën kohë kur presidenti lançon një fushatë për të kërkuar ndershmëri dhe integritet”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat