Një tërmet 6.9 ballësh godet brigjet e Nju Guineas

Afrika

Një tërmet 6.9 ballësh godet brigjet e Nju Guineas

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 09:58
Ilustrim

Një tërmet 6.9 ballësh ka goditur brigjet e Papua në Nju Guinea, mëngjesin e sotëm, disa ditë pas një tjetër tërmeti të rrezikshëm.

Shërbimi Gjeologjik amerikan ka zbuluar se epiqendra e tërmetit ishte pranë Nju Britania, ishulli më i madh në det të hapur i Papua Guinesë së Re,

Tronditjet janë ndjerë rreth orës 4.15, sipas kohës lokale (07:15), raporton “The Independent”.

Mathew Moihoi, një zyrtar nga Shërbimi Gjeologjik, tha se nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme.

Bazuar në të gjitha të dhënat në dispozicion, nuk ka asnjë kërcënim për cunam nga ky tërmet.

Këto tronditje erdhën disa ditë pasi një tjetër tërmet 6.4 ballësh të njëjtin rajon.

Papua Neë Guinea shtrihet në zonënë e Paqësorit të quajtur  "Unaza e zjarrit" - një rajon me rrezikshmëri të lartë vullkanike, tërmetesh dhe tsunami.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat