Boko Haram: Zyrtarët nigerianë abuzojnë seksualisht me viktimat

Afrika

Boko Haram: Zyrtarët nigerianë abuzojnë seksualisht me viktimat

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 23:38
Ilustrim

Gratë dhe vajzat në disa kampe në qytetin nigerian të Maiduguri janë abuzuar seksualisht nga zyrtarët, thuhet në një raport nga grupi i të drejtave të njeriut.

“Human Rights Watch” ka folur për 43 viktimat që ishin dhunuar seksualisht nga grupet e zyrtarëve të policisë.

Presidenti ka urdhëruar për një hetim për abuzimet e pretenduara.

Gurpi militant Boko Haram ka lënë 20.000 të vdekur dhe më shumë se dy milionë të zhvendosur.

Shumë nga ata janë detyruar që të ikin nga kampet rreth kryeqytetit të shtetit Borno, Maiduguri.

“Është e turpshme që njerëzit të cilët duhet të mbrojnë këto gra dhe vajza të abuzojnë me to” ka thënë Mausi Segun nga HRW.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat