Arrin në 44 numri të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Iran

Afrika

Arrin në 44 numri të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Iran

Më: 25 nëntor 2016 Në ora: 20:39
Foto nga aksidenti hekurudhor

Numri i të vdekurve nga përplasje e dy trenave të udhëtarëve në veri të Iranit është rritur në 44, ndërsa 103 persona janë të plagosur.

Aksidenti ndodhi kur një tren pasagjerësh në lëvizje ka goditur një të tren tjetër, i cili ishte duke qëndruar në stacionin, rreth 250 kilometra në lindje të Teheranit.

Në mesin e viktimave janë edhe nga katër punonjës të hekurudhës, raportoi AP.

Në aksident, katër vagona janë përmbysur, disa prej të cilave janë dy djegur nga zjarri që ka shpërthyer.

Përpjekjet për shpëtimin e personave kanë ndeshur në vështirësi, për shkak të terrenit malor të vendngjarjes. 

Presidenti Hassan Rouhani urdhëroi një hetim të menjëhershëm për shkakun e përplasjes. 

Guvernatori i shtetit, Mohammad Reza Khabbaz tha se një defekt mekanik i shkaktuar prej të ftohtit ekstrem, mund të ketë detyruar trenin e shpejtësisë së lartë të ndalet mes stacioneve. 

Kreu i “Gjysmëhënës së Kuqe” të provincës në fjalë, Hassan Shokrollahi tha se “për shkak të terrenit të vështirë, vetëm helikopterët kanë mundur të shkojnë deri në vendngjarje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat