Presidenti i Egjiptit: Sulmin në Katedrale e kreu një sulmues vetëvrasës

Afrika

Presidenti i Egjiptit: Sulmin në Katedrale e kreu një sulmues vetëvrasës

Më: 12 dhjetor 2016 Në ora: 23:11
Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi

Presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi ka thënë sot se prapa sulmit në një katedrale në Kairo, qëndron një sulmues vetëvrasës.Nga sulmi në katedrale, u vranë 25 njerëz.

Duke folur në funeralin e organizuar për viktimat e këtij sulmi, Sisi tha se katër persona janë arrestuar, përfshirë edhe një grua, lidhur me këtë sulm. Ai shtoi se forcat e sigurisë janë në kërkim të dy personave të tjerë, të cilët besohet se janë të përfshirë në sulm.

Sulmuesi i katedrales, ishte një person që kishe veshur në jelek me eksploziv, tregoi presidenti i Egjiptit.

“Ky sulm na ka sjell një dhimbje tw madhe por ne nuk do të gjunjëzohemi. Kjo do të na bëjë të gjithëve më të fortë. Ne do të qëndrojmë të palëkundur dhe do Zoti, do të ja dalim”, ka thënë al-Sisi.

Të paktën 25 persona u vranë dhe 49 të tjerë u plagosën, nga sulmi me bombë në Katedralen e Shën Markut në Kairo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat