Ndërpritet mesjeta në Arabinë Saudite, tash e tutje koha matet me Kalendar Gregorian

Afrika

Ndërpritet mesjeta në Arabinë Saudite, tash e tutje koha matet me Kalendar Gregorian

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 16:24
Ilustrim

Mbretëria e Arabisë Saudite ka prezantuar ndërrimin e kalendarit të tyre islamik në kalendarin Gregorian, duke bërë kështu një hap para në kohën moderne

Në muajin prill, Princi i Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, vendosi ta pagëzojë planin transformues Vizioni 2030 e jo Vizioni 1451 sipas vitit kalendarik, siç do të preferonin tradicionalistët.

Kohët e fundit, Qeveria e tij ka deklaruar se administrata është duke miratuar kalendarin diellor e jo kalendarin e vjetër islamik hënor.

Tani e tutje, shteti i tyre do të udhëhiqet duke u bazuar në ditëlindjen e Jezu Krishtit, e jo siç ka qenë deri më tani në misionin religjioz të Profetit Muhamed.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat