"Jemeni": Omani përkrah Arabinë Saudite kundër Iranit

Afrika

"Jemeni": Omani përkrah Arabinë Saudite kundër Iranit

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 30 dhjetor 2016 Në ora: 22:47
Sultanati i Omanit

Sultanati i Omanit ka rënë dakort që ti bashkangjitet aleancës ushtarake arabe për të luftuar rebelët shia Huthi në Jemen, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Në një letër të publikuar të enjten nga personi më i fuqishëm në Rijad, zv.princit Muhamed bin Salman, ministri i brendshëm i Omanit, al-Busaidi i ka konfirmuar mbështetje ushtarake vendit fqinj. Omani në këtë bashkëpunim njeh rolin udhëheqës të Arabisë Saudite, përcjell botasot.info.

Shteti i Omanit në fakt luan shpesh rolin e ndërmjetësuesit mes Iranit shia dhe Arabëve suni, për shkak se banorët e këtij shteti i takojnë një sekti të veçantë “ibaditët”, që dallojnë nga të dyja palët. Andaj inkuadrimi i saj në luftë kundër rebelëve shia Huthi, ishte e vonshme.

I gjithë ky rol udhëheqës i Arabisë Saudite ka përqëllim të ulë ndikimin iranian në rajon dhe që Rijadi të njihet si fuqi rajonale./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat