Sërish sulm terrorist, vriten 18 dhe plagosen 43

Afrika

Sërish sulm terrorist, vriten 18 dhe plagosen 43

Më: 31 dhjetor 2016 Në ora: 07:34
Shperthim

(E plotësuar)- Dy shpërthime kanë ndodhur në një treg në kryeqytetin e Irakut, Bagdadin, duke lënë të vdekur 18 persona dhe 43 të plagosur, raporton AP.

Numri i të vdekurve pritet të rritet, thonë mediat, derisa sulmi mësohet se ka ndodhur në rrethin Al-Rashid të Bagdadit qendror.

Të dyja shpërthimet kanë ndodhur në një zonë të mbushur me njerëz. Mediat në Bagdad thonë se shpërthimi i dytë ndodhi atëherë kur u mblodhën njerëzit për t’i shpëtuar ata që u lënduan nga sulmi i parë

Forcat e sigurisë kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe ambulanca po nxjerrin sa më shumë njerëz nga aty.

Shpërthim i fuqishëm edhe në ditën e fundit të vitit, vriten 4 persona 

Një shpërthim ka goditur një treg në kryeqytetin e Irakut, duke vrarë të paktën 4 persona dhe duke plagosur 11 të tjerë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat