Deputetja keniane, grave: S’ka seks derisa të regjistroheni si votuese

Afrika

Deputetja keniane, grave: S’ka seks derisa të regjistroheni si votuese

Më: 17 janar 2017 Në ora: 14:27
Mishi Mboko

Një deputete nga Kenia u ka kërkuar grave që të bojkotojnë marrëdhëniet seksuale me burrat e tyre, derisa të regjistrohen si votuese për zgjedhjet e 8 gushtit.

Mishi Mboko, përfaqësuesja e grave për qytetin bregdetar të Mombasa, ka thënë se kjo është mënyra më e mirë që të votojnë ata që përkrahin opozitën.

“Gra, kjo është një strategji që duhet ta pranojmë. Është strategjia më e mirë. Mohojani seksin derisa ata të ju lejojnë të regjistroheni si votuese”.

Regjistrimet e votuesve përfundojnë më 17 shkurt.

Mboko ka thënë që seksi është një armë e fuqishme  dhe do t’i inkurajojë burrat që t’i regjistrojnë gratë e tyre si votuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat